Juventusi thuhet se ka arritur marrëveshje për Darmianin

E publikuar: 20/01/2019 19:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi njoftohet se ka marrëveshje për ta marrë Matteo Darmianin nga Manchester United, ndërsa Leonardo Spinazzola do kalonte te Bologna.

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, një marrëveshje është arritur për të sjellë mbrojtësin e gjithanshëm në Torino.

Darmian nuk do të vinte si transferim, por si huazim me opsionin për ta blerë në fund të sezonit.

Kostoja e operacionit duhet të jetë rreth tre milionë euro për huazim gjashtëmujor me opsionin prej tetë milionë euro për të blerë përfundimisht.

Darmian gjatë një ndeshje me Unitedin (Foto: Getty Images)

Kontrata e tij pritet të skadojë në vitin 2020, kështu që Darmiani do të duhej të zgjasë kontratën e tij te Manchester United.

Juventusi, Interi dhe Napoli kanë ndjekur Darmianin për disa kohë, por Manchester United gjithmonë ka refuzuar lirimin e tij për nën 10 milionë euro.

Trajneri Max Allegri dha një aluzion gjatë konferencës së tij për shtyp, pasi për herë të parë ai i hapi derën Spinazzolas për tu bashkuar me Bolognan.

“Spinazzola do të largohet vetëm nëse kemi një zëvendësim të përshtatshëm”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/