Juventus 3-0 Chievo: Dybala yll me asistime, dëshpëron Ronaldo

E publikuar: 22/01/2019 01:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi ka marr një fitore të pritur ndaj Chievos me rezultat 3-0.

Zonja e Vjetër u gjet mirë në kampionat pas fitores në Superkupë, ku e dominoi takimin nga fillimi në fund.

Lojtari i ndeshjes doli të jetë Paulo Dybala që u notua me 9.2, falë dy asistimeve.

Paulo Dybala në aksion . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Paraqitje të mirë kishin edhe Emre Can (8.8 nota), Federico Bernardeschi (8,2) dhe Douglas Costa (8.0).

Cristiano Ronaldo ishte më i dobëti te Juventusi, pasi u notua me 6.5.

Madje ai humbi edhe një penallti në mesin e pjesës së dytë.

Te Chievo nuk kishte asnjë individ të dalluar përveç portierit Sorrentino që mori notën 7.7. /Telegrafi/