Ja në anën e kujt është Bill Gates, iPhone apo FBI?

E publikuar: 23/02/2016 22:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Themeluesi i Microsoft Bill Gates ka kundërshtuar raportet se ai u rreshtua në anën e FBI për kërkesën e tyre mbi qasjen në paisjet iPhone.

FacebookTwitterGoogle+LinkedIn
Javën e kaluar një gjykatës federal urdhëroi Apple të marrë hapa për të krijuar një kod që FBI të kishin qasje mbi të dhënat në telefona të mbyllur të një terroristi në San Bernardino.
Drejtori i Apple, Cooke konsideron se një gjë e tillë është shkelje e privatësisë dhe nuk mund të ndodhë, transmeton lajmi.net
Në një intervistë të mëparshme në “Financial Times” Bill Gates dukej se ishte pajtuar me fjalët e Cooke.
“Ky është një rast i veçantë, pasi qeveria po kërkon qasje të selektuar dhe jo të tërësishme” sqaron Gates
Megjithatë, bashkë-krijuesi i Microsoft shprehet se pozicioni i tij është keqinterpretuar.
“Unë kam qenë i zhgenjyer, sepse asnjë deklaratë e imja nuk vë në pah qëndrimin tim” thotë Gates.