Interi mendon për Lukakun në rast se largohet Icardi

E publikuar: 20/02/2019 17:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mauro Icardi mund të largohet nga Interi gjatë verës pasi raportet mes tij dhe klubit zikaltër nuk janë edhe aq të mira.

Argjentinasi nuk ka luajtur në dy ndeshje e fundit, duke thënë se është i lënduar në gju, por në testet e fundit mjekësore që klubi i ka kryer nuk ka gjetur ndonjë lëndim në gjurin e lojtarit.

Fillimisht lojtari kishte refuzuar të udhëtojë me skuadrën për ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Rapid Vjenës dhe kështu atij i është hequr shiriti i kapitenit.

Mauro Icardi gjatë ndeshjes Inter-Parma (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Sipas Daily Mail nga kjo klubi me bazë në Milano ka menduar edhe për të ardhmen pa Icardin.

Një nga opsionet që Interi është duke menduar për ta zëvendësuar 26-vjeçarin është Romelu Lukaku i Manchester Unitedit.

Belgu nuk është një titullar i vazhdueshëm te Djajtë e Kuq, nga 23 ndeshje në total vetëm 14 i ka filluar si titullar.

Ish-lojtari i Chelseat dhe Evertonit ka shënuar vetëm tetë gola në Ligën Premier deri më tani në këtë sezon. /Telegrafi/