Presidenti i Francës, Macron e konfirmon se Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit

E publikuar: 11/05/2024 20:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, këmbënguli në dëshirën e tij që sulmuesi të jetë pjesë e Lojërave Olimpike në Paris.

Macron tha të shtunën se shpresonte që Kylian Mbappé të ishte në Lojërat Olimpike të Parisit, të këtij viti.

Sulmuesi francez konfirmoi të premten se do të largohej nga Paris Saint-Germain dhe ka qenë shumë i lidhur me një kalim te Real Madrid.

Ndërsa në një video në Twitter, Macron tha se po llogarit te Real Madridi që ta lirojë Mbappen për Lojërat Olimpike.

“Nuk kam asnjë koment të veçantë për të bërë përveç faktit që po llogaris tek Real Madridi që ta lirojë Kylian për Lojërat Olimpike në mënyrë që ai të luajë me ekipin francez.” – tha Macron në një video të postuar në llogarinë e tij në Twitter.