Interi “flirton” me fitoren, Naingolan shpëton Romën

19.03.2016 23:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Roma e Luciano Spalletit, nuk i bën dot nëntë fitore radhazi në Serinë A. Ndalet pikërisht nga Interi, një rival direkt për zonën Champions. Supërsfida e Olimpicos u mbyll në barazim 1-1, rezultat që e mban në 5 pikë diferencën mes dy skuadrave. Fillimisht Perisic bëri të ëndërrojnë tifozët e Interit, por Naingolan në vendin dhe kohën e duhur, shmangu humbjen e verdhekuqve

Spaletti hodhi në fushë një Romë sulmuese, me Salah, Perotin dhe El Shaaraëy në vijnë e parë, ndërsa Mancini në mungesë të Icardit dhe Kondogbias të dy të dëmtuar, në rreshtimin 4-2-3-1, aktivizoi titullar Eder, i mbështrur nga Perisic, Ljajic dhe Biabiani, ndërsa Borozovc dhe Medel përbënin murin para mbrojtjes.

Sfida e Olimpicos nisi më shumë grintë, me të dyja skuadrat që ushtronin presion që në gjysmëfushën e kundërshtarit gjithsesi momenti i parë i rrezikshëm u shënua në minutën e 19, kur Ljajic ftoi Perisicin në të majtë të sulmit, por kroati preferoi pasimin në qendër, ku Eder në rrëshktije e sipër e ndali topin me dorë.

Tregon klasin e tij Salah në të 35 -ën në kontrollin e topit dhe në finalizim, por pozicioni i tij ishte jashtë loje.

Bën mrekullinë Handanovic më të 40-tën, duke i mohuar fesën e golit El Shaaraëyt,

Pjesë e dytë nis me gol për Interin, falë një kombinimi mes dy kroatëve Brozovic dhe Perisic, me këtë të fundit që mposhti Scieznin me një diagolane më shumë me klas sesa potente.

Ndërhyn menjëherë Spalleti, me Dzekon që zë vendin e Keita, duke shtuar forcat në fazën sulmuese.

Del menjëherë në skenë sulmuesi boshnjak filliisht me një kërcim të bukur me kokë, që vë në provë Handanovic, ndërsa një minutë me pas goditja e 30-vjecarit pas asistit të Salah përfundon mbi tra.

Në rastin e parë, pamjet e përsëritura tregojnë se ka një devijimim me dorë të Mirandas, por për gjyqtarin loja duhej të vazhdonte.

Në të 80-tën, sërish vendimtare ndërhyrja e Handanovic ndaj finalizimit të Salah, për të ardhur më pas te momenti i aktivizimit të Rey Manajt në vend të Biabiani.

Vetën pak caste në fushë për shqiptarin dhe vjen goli i barazimit të Romës që mban firmën e Naingolan, i cili i paraprin ndërhyrjes së Mirandës, duke e lënë të palëvizur portierin slloven.

Roma në minutat e mbetura tenton një fitore me përmbysje, por rezultati nuk ndryshoi më deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.

U mbyll pa një fitues dhe me rrjeta të papkrekura sfida mes Empolit dhe Palermos që celi javën e 30-të të Serisë A.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Emily Skye gjithmonë në formë

Emily Skye gjithmonë në formë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)