Hoxha në Bruksel për MSA-në dhe rrugen euro-integruese të Kosovës

E publikuar: 04/10/2017 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për ta bartur misionin dhe vizionin e saj për integrimin e vendit drejt Bashkimit Evropian si dhe për të i’u konfrimuar edhe lidershipit në Bruksel se Kosova është e përkushtuar për rrugën e saj euro-integruese, ministrja e integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka udhëtuar sot përnë Bruksel.

Në vizitën e parë jasht shtetit ministrja e Integrimit Evropian, Hoxha, do të hap takimin e Komitetit të Stabilizim-Asociimit, në të cilin do të flitet për progresin që ka bërë Kosova në jetësimin, në terren të MSA-së, programi Kombëtar 2017 për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, zbatimi dhe monitorimi, dhe hapat e ardhshëm për vitin 2018 lidhur me Agjendën për Reforma Evropiane, marrëdhëniet BE–Kosovë në kuadër të Procesit të Stabilizim-Asociimit, zhvillimet kryesore që nga Këshilli i funditi SA-së, për Procesin e Reformës së Administratës Publike dhe gjithcka tjetër që ndërlidhet me MSA-në dhe zbatueshmërin e saj në Kosovë.