Haradinaj mbrohet në heshtje në Hagë Kryeministri në dorëheqje

E publikuar: 24/07/2019 11:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ramush Haradinaj ka përfunduar intervistimin në Gjykatën Speciale, por ka thënë se ka pasur këshilla ligjore që të mbrohet në heshtje.

“Kam pranuar këshillën ligjore që të mos përgjigjem fare në pyetje. Me këtë obligimet ligjore ndaj Gjykatës janë kryer, obligime tjera nuk kam. Kjo është e tëra që mund të them sot. Nuk ka një materie, përmbajtje, se për çka bëhet fjalë dhe këshilla ligjore ka qenë që të mos hyj në diskutime tjera por të mbrohem në heshtje. Nuk e di për çka jam ftuar, kam kërkuar spjegime, për rolin tim në UÇK po, por jo diçka konkrete”, ka thënë Haradinaj pasi ka dalë nga Specialja.

Haradinaj ka shtuar se “Prokuroria nuk ka shprehur dhe nuk ka paraqitur ndonjë obligim tjetër timin ndaj tyre, arsyeja pse kam dhënë dorëheqje ka pas të bëjë me nocionin e shtetit sepse këtu kam ardhur vetëm”.

“Kthehem si gjithë tjerët në politike, të ofrohem para qytetarëve, me ato tema që janë në interes të qytetarëve”, tha tutje Haradinaj.