Rashit Qalaj nuk është më drejtor i Policisë së Kosovës. Kjo me një vendim të kryeministrit Avdullah Hoti, që caktoi Samedin Mehmetin si u.d. drejtor të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendose, Mefail Bajqinovci, tha se arsyeja e shkarkimit të Qalaj është Haki Rugova, nënkryetari i LDK-së që u arrestua ditë më parë me dyshimin.
“Haki Rugova e shkarkoi drejtorin e policisë”, shkroi Bajqinovci në Facebook.