Pas humbjes dëshpëruese në udhëtim te LA Lakers, Golden State Warriors i është kthyer rutinës, fitoreve.
Orlando Magic ishte skuadra e radhës që u gjunjëzua në udhëtim te Golden State me rezultat 119-113.
Kjo fitore pati shije rekordi pasi që Golden State që nga mbrëmë është bërë skuadra e parë në histori të NBA që arrinë 45 fitore radhazi në terrenin vendas.
Rekordin e mbante Chicago Bulls i Michael Jordanit me 44 fitore radhazi, transmeton Infosot.
Stephen Curry me 41 pikë dhe Klay Thompson me 27 ishin liderët e fitores të kampionëve.
Golden State thyejnë rekordin e Michael Jordanit
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com




























