Gjermani – Spanjë, formacionet e mundshme të miqësores së luksit

E publikuar: 23/03/2018 11:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjermani dhe Spanjë do të luajnë sot (e premte) mes vete në një miqësore të madhe.

Kombëtarja Gjermane është nikoqire e asaj Spanjolle në takimin luksoz miqësor.

Ky takim është paraparë të zhvillohet në Dyseldorf të Gjermanisë, me fillim nga ora 20:45.

Kjo ndeshje do të shërbej shumë për dy trajnerët e kombëtareve për të parë formën e futbollistëve të tyre para fillimit të Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, pritet të luaj me formacionin e tij të përhershëm 4-2-3-1, ku nuk pritet të ketë asnjë befasi.

Përjashtimi i vetëm në formacionin pritet të jetë ai i futjes nga minuta e parë e Ilkay Gundogan në vend të Sami Khediras.

Në anën tjetër, edhe trajneri i Spanjës, Julen Lepetegui ka konfirmuar formacionin e tij të përhershëm 4-3-3 pa ndonjë befasi.

Ndryshimi i vetëm i tij është se në mungesë të Sergio Busquetsit të lënduar, vendin e tij do ta zë Thiago Alcantara. /Telegrafi/  

Formacionet e mundshme: