Gjendja e gjurit të Bellerin nuk është e mirë, spanjolli pritet t’i mungojë gjatë Arsenalit

E publikuar: 21/01/2019 15:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenali ka triumfuar në derbin londinez ndaj Chelseat me rezultat të pastër 2-0.

Por Topçinjtë kanë humbur mbrojtësin e tyre të djathtë Hector Bellerin.

Reprezentuesi spanjoll lëndoi gjurin e këmbës së majtë në përballje ndaj Chelseat dhe u largua nga loja.

Por lajmet e fundit nga Anglia bëjnë me dije se lojtari ende nuk ka bërë kontrollet mjekësore.

Gjuri i lojtarit është në gjendje të rëndë pasi është ende i ënjtur dhe nuk ka mundur të kryejë kontrollet.

Hector Bellerin duke u larguar me barrelë pas lëndimit të pësuar. (Foto:Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Mediat angleze kanë shkruar se lojtari pritet ta humbas këtë sezon.

Besohet se 23-vjeçari do t’i mungojë Arsenalit për rreth nëntë muaj.

Kësisoj Arsenali tani po shikon mundësinë që të ndërhyjë në afatin kalimtar të janarit për një mbrojtës të djathtë.

Bellerin ka bërë 144 paraqitje në Ligën Premier që nga debutimi i tij me fanellën e Arsenalit në vitin 2014. /Telegrafi/