Fiorentina dhe Torino në bisedime me Gagliardinin

E publikuar: 22/01/2019 04:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fiorentina dhe Torino raportohet se janë në diskutime për të nënshkruar me Roberto Gagliardinin nga Interi për një shifër rreth 15 milionë euro.

Ish-mesfushori 24-vjeçar Atalantas u transferua te Nerazzurrët nga Bergamo në janarit e vitit 2017 për 22 milionë euro.

Megjithatë, në këtë sezon mesfushori italian ka hasur në vështirësi dhe po luan pak nën urdhrat e Luciano Spallettit.

Gagliardini ka luajtur vetëm në 11 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, teksa ka shënuar edhe dy gola.

Roberto Gagliardini (Getty Images)

Ndeshjet e pakta kanë bërë që mesfushori italian të lidhet me një largim nga Interi në afatin kalimtar të janarit.

Sipas mediumit italian Tuttosport, Torino e sheh Gagliardinin si një forcë shtesë për skuadrën e tyre në vazhdimin e sezonit.

Përveç Torinos, Tuttomercatoweb sugjeron se edhe Fiorentina kanë pyetur Interin rreth disponueshmërisë se reprezentuesin italian.

Gagliardini pëlqehet shumë edhe në Ligën Premier nga skuadrat, West Ham dhe Everton. /Telegrafi/