Evropa po vuan nga “Sindromi i Jugosllavisë” !

02.07.2015 20:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Evropa po vuan nga “Sindromi i Jugosllavisë” !

Shkruan: Norbert Mappes-Niediek

Kjo tingëllon makabre, por është deri në vdekje serioze: Evropa po vuan nga një sindrom ku jo shumë kohë më parë një bashkësi e shumë popujve u rrënua plotësisht. Faktorët e rrezikut janë të njëjtë: një monedhë e përbashkët dhe në këtë mënyrë edhe një ekonomi e përbashkët- por për këtë nuk ka politikë të përbashkët ekonomike. E përbërë nga popuj dhe shtete që nuk kanë një identitet të përbashkët dhe gjithmonë kur ka vështirësi janë tjerët përskajt ata që janë “përgjegjës”. Një hendek i madh midis kombeve është pasuria. Jo vetëm janë faktorët e rrezikut për sëmundje janë të njëjta, por edhe shkaktarët: një krizë në të cilën zhvillohen kushtet e jetesës së kombeve të ndryshme veç e veç.

“Sindromi jugosllav” e quan ekonomisti slloven Joze Mencinger: Të gjithë ndihen të shfrytëzuar nga të gjithë – dhe në të vërtetë të gjithë kanë të drejtë. Ata që janë në veri nuk duan të paguajnë në një gropë pa fund. Këta në Jug janë tepër të zemëruar sepse vazhdojnë të jetojnë si më të varfërit në Bashkimin e Pasur Evropian. Kompromiset i bëjnë të dyja palët të ndjehen të pakënaqur. Aty ku nuk ka zgjidhje për luftën e shpërndarjes së pasurisë mes kombeve- pason shkatërrimi!

Megjithatë, kontesti mes Athinës dhe pjesës tjetër të Unionit është interpretuar së shumti politikisht: e majta greke në njërën anë, dhe “neoliberalët” gjermanë, holandezë në anën tjetër. Por, në teorinë ekonomike të Jugosllavisë post-komuniste, ishin të ardhurat për kokë banori pika e kthesës: vendet e varfra zgjedhnin sistemin socialist, të pasurat votonin për liberalët. “Jugosllavisht” mendohej poaq sa sot mendohet “evropianisht” . Nuk është çudi: Kushtetuta nuk parashihte një mënyrë të tillë të të menduarit. Poaq sa sot ka politikanë evropianë, poaq në atë kohë kishte politikanë jugosllav. Të gjithë, pa marrë parasysh se si ata mendonin, borxhin për mandatet e tyre ua kishin edhe elektoratit e edhe kombit të tyre. Në fund të gjithë e dinin se ku e kishin vendin.

Poashtu se nuk ka solidaritet mes vendeve të varfëra, është sindrom tipik jugosllav: Në fund të shkallës së pasurisë mosmarrëveshjet ishin posaçërisht brutale – në mes të popujve në Bosnjë dhe mes Serbisë e Kosovës.

Prandaj shtrohet pyetja se a është integrimi evropian me monedhën unike- përkundër thellësisë “i pakthyeshëm”, siç Helmut Kohl e premtoi dikur? Tani, uniteti i Jugosllavisë ishte në çdo rast shumë më i pakthyeshëm: kishte një gjuhë. Kishte martesa të përbashkëta me gëzim dhe përtej kufijve kombëtarë; në disa rajone përqindja e martesave të përziera ishte 30 për qind. Të paktën jashtë vendit, serbët, kroatët, sllovenët, shqiptarët mendonin si jugosllavët. Por kur në fund të viteve 80 me një shpejtësi të frikshme filluan konfliktet çdo gjë u harrua shpejt.

Urrejtja erdhi më vonë. E gjitha filloi me konkurrencën. Vetëm kur kombet filluan të përballen me ndarjen e shtetit të kalbur, instrumentet historike filluan të nxjerren nga papafingot. Mes kombeve evropiane ka shumë herë më shumë potencial për konfliktet historike. Nëse kërkohet, ato mund të riaktivizohen në çdo çast. Grindjet e gazetave për grekët “dembelë” dhe gjermanët “arrogantë” është fare pak nga ajo që mund të pasojë.

Vetëm kur të vie çasti dhe fillon diskutimi për ndarjen e bashkësisë, përfundojnë paralelet. Për ndarjen e masës së konkursit në BE nuk duhet të duhet të mendohet në luftë. Që shpërbërja gjithsesi na dëmton të gjithëve, është një kundër-argument për mendjet e shëndosha./Përktheu dhe përgatiti gazetablic.com/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr

Europa është një gënjeshtër e madhe, por mos na detyroni që të besojmë se dhe Amerika është një gënjeshtër e madhe!

Europa është një gënjeshtër e madhe, por mos na detyroni që të besojmë se dhe Amerika është një gënjeshtër e madhe!

Lulet mbi bajgën e gomarit

Lulet mbi bajgën e gomarit

Binjakëzimi SHIK-RIINVEST, gjunjëzoi shtetin

Binjakëzimi SHIK-RIINVEST, gjunjëzoi shtetin

Shën Tereza – 7 ditë nga shenjtërimi i përbotshëm

Shën Tereza – 7 ditë nga shenjtërimi i përbotshëm

Bajrush Morina: Kërkesë BE-së, hiqni vizat për në Hagë për politikanët e Kosovës!

Bajrush Morina: Kërkesë BE-së, hiqni vizat për në Hagë për politikanët e Kosovës!

Pis i poshtër…!

Pis i poshtër…!

Epoka e Merkelit nuk po merr fund

Epoka e Merkelit nuk po merr fund

Jo kala dibrançe elektorale

Jo kala dibrançe elektorale

Krasniqi kritikon fjalorin e politikës, a janë përfaqësues të Kosovës apo të dy kombeve të armiqësuar

Krasniqi kritikon fjalorin e politikës, a janë përfaqësues të Kosovës apo të dy kombeve të armiqësuar

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë, veprimi i radhës i deputetëve

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë, veprimi i radhës i deputetëve

Strategjia europiane e Shtetit Islamik

Strategjia europiane e Shtetit Islamik

S’ka fituar Lista, por keni humbur ju!

S’ka fituar Lista, por keni humbur ju!

Patriotizmi i ekzagjëruar

Patriotizmi i ekzagjëruar

“Patriotizmi” i kamufluar i Edi Ramës, i rrezikshëm për integrimet kombëtare

“Patriotizmi” i kamufluar i Edi Ramës, i rrezikshëm për integrimet kombëtare