Europa League, Klopp kundër të shkuarës, sërish derbi për Bilbaon (Video)

18.03.2016 14:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Jurgen Klopp rikthehet në “Westfalenstadion” si kundërshtar disa muaj pas lamtumirës që i dha Borussias së Dortmundit. Europa League prezanton një sfidë luksi në fazën çerekfinale. Shorti i hedhur në NYon të Zvicrës vendosi përballë trajnerin gjerman përballë skuadrës që i riktheu shkëlqimin në Gjermani dhe Europë. Liverpooli do të udhëtojë drejt Gjermanisë në datën 7 Prill kur është edhe ndeshja e parë, ndërsa një javë më pas “Anfield Road” do të hapë dyert për aktin e dytë. Një sfidë spektakolare ku përballen dy filozofi të njëjta loje dhe dy skuadra të pasura me talente. “The Reds” që i dhanë një leksion të vërtetë Manchester United, sfidojnë gjermanët që me dyshen Reus-Aubameyang arritën të dominonin Tottenham me rezultatin e përgjithshëm 5-1. Një finale e parakohshme për kompeticionin e Europa League, e gjitha për t’u shijuar në Supersport. Një tjetër sfidë interesante është edhe ajo mes Athletic Bilbaos e Sevillas. Baskët në një tjetër derbi pas eliminimit të Valencias, ndërsa Sevilla do të kërkojë kualifikimin për të siguruar gjysmëfinalen e tretë rresht. Si Athletic ashtu edhe skuadra andaluziane, por zhvillojnë një duel në distancë edhe në kampionat për vendin e katërt, por përballja në Europa League ka një tjetër aromë.

180 minuta që pritet të luhen deri në pikën e fundit të djersës pasi Sevilla ka avantazhin e eksperiencës në këtë kompeticion, ndërsa Athletic Bilbao mbështetet te entuziazmi i grupit të ringjallur nga Ernesto Valverde. Finalistë në vitin 2012, baskët nuk kanë asgjë për të humbur, ndërsa rivalët e tyre kërkojnë të shkruajnë historinë në këtë kompeticion ku janë kthyer në mankth për çdo kundërshtar. Fillimisht në Portugali, Braga finaliste e vitit 2011 do të presë fituesit e edicionit 2009, Shakhtar Donetsk që po zhvillojnë një sezon fantastik në arenën europiane. Luzitanët kanë në themel të filozofisë së tyre lojën e grupit, ndërsa ukrainasit bazohen në një projekt të ri pas sukseseve të vazhdueshme në vendin e tyre. Çifti i fundit vendos përballë Villarreal dhe Spartën e Pragës. “Nëndetësja e Verdhë” arriti të eliminonte Napolin dhe Bayer Leverkusen duke hedhur kandidaturën për finalen e madhe, por fillimisht duhet të kalojë surprizën çeke që shkatërroi Lazion në “Olimpico”. 4 përballje spektakolare që premtojnë emocione, gola dhe ndoshta të papritura. Europa League hyn në fazën më të nxehtë.

Video Player

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Emily Skye gjithmonë në formë

Emily Skye gjithmonë në formë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)