Edi Rama ky kryeministër që i frikohet debatit

E publikuar: 30/04/2016 13:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Adnan Pacolli

Me një trup dhe gjatësi prej basketbollisti Edi Rama si një burrec i vogël bllokoj hyrjen në Hotel Tirana nga badigardet e tij për Andi Bushatin, Fatos Lubonjen dhe disa përfaqësuesve të shoqërisë civile për të marrë pjesë në një aktivitet, që ishte dëgjesë publike për projektin e stadiumit.

Burreci me mbi 2 metra gjatësi Edi Rama bllokoj hyrjen sepse nuk duron mendimin ndryshe, bllokoj hyrjen sepse nuk dëshiron debat, ai bllokon hyrjen sepse nuk dëshiron transparencë.

Ky “burrë i madh” qeverisjen e filloj me frazen “nuk keni pare gjë akoma”! Dhe siç thotë Bushati “Sa më shumë ditë kalojnë, aq më shumë bindemi se nuk kemi parë gjë akoma. Po jetojmë ditë të veçanta kur mënyra më e mirë për të kapërcyer një skandal, është të krijosh një tjetër më të madh.

Edi Rama me një qeveri dhe qeverisje katastrofale me një parlament të shndërruar nga tempulli i demokracisë në një çerdhe krimi për të cilin edhe vete e ka pranuar dhe ka votuar ligjin e de- kriminalizimit në institucione. Qe nga ardhja e tij në pushtet e ka shndërrua Shqipërinë në një vend të pasigurt, vend të tritolëve, vend ku droga shitet dhe trafikohet me aeroplan, vend ku emigrimi për nga numri i atyre që largohen nga vendi dhe kërkojnë azil është i njëjtë me ata banoret e Sirisë por për dallim nga sirianet që largohen nga lufta, shqiptaret largohen sepse kane humbur shpresën, shpresën për një jete me të mire shpresën për një rilindje!

Edi Rama me gjithë skandalet e tij në vend sikur nuk i mjaftojnë këto dhe gjate një qëndrimi në Amerikë bënë skandal të pa pame duke dal haptazi kundër kandidatit republikan për zgjedhjet në SHBA, madje duke dhënë deklarata se nëse fiton zgjedhjet Trump-i ai do ti rishikonte seriozisht marrëdhëniet amerikano-shqiptare. Po kush po fol për zgjedhjet në SHBA ai qe nuk lejon zgjedhje as brenda partisë së tij, ai që përjashton nga partia njeriun që dëshiron zgjedhje brenda partisë ashtu si e parasheh statuti i partisë se tij, ai i cili shpik në vend të zgjedhjeve të brendshme referendumin qesharak. Sikur të mos mjaftonin skandalet në vend dhe ai i zgjedhjeve në SHBA, Rama pak dit më parë bëri skandalin e radhës por këtë here me Britaninë e Madhe.

Po jetojmë ditë të veçanta kur mënyra më e mirë për të kapërcyer një skandal, është të krijosh një tjetër më të madh. Tani radha i erdhi skandalit të ndërtimit të stadiumit të futbollit “Arena Kombëtare”. Edi Rama si një piktor i dështuar ka planifikuar qe të ndërtoj një stadium kombëtar me një kull përmbi ,ku pos fushës se futbollit për çka edhe nevojitet stadiumi ai dëshiron edhe kull e hotele e motele e biznese në stadium.

Kompania që është zgjedhur si fitues për ndërtimin e stadiumit është një kompani me arkitekt italian, e cila ka ndërtuar tash se fundi edhe stadiumin e Udineses “Stadio Friuli”, një stadium me një  kapacitet prej 33.000 spektatoresh dhe ka kushtuar diku rreth 20 milion euro, ndërsa stadiumi i projektuar për t`u ndërtuar në qendër te Tiranës pikërisht në vendin ku ishte shpallur nga kryeministria Rama si monument kulturor është parapa që të jete i kapacitetit prej 20.000 spektatoresh dhe çmimi i tij do te jete mbi 50 milion euro.

Për më shumë gjithë ky projekt po përdoret stadiumi kombëtar, për të ndërtuar një kullë. Për të ngritur një qendër biznesi, me mjedise që shiten nga 2 mijë 3 mijë euro metri katrorë.

Stadiumi ka gjasë të jetë thjeshtë fasada. Justifikimi.