Edhe Sylvester Stallone i përfshirë në skandale seksuale?

E publikuar: 17/06/2018 23:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Megjithatë, autoritetet atje nuk pranuan të japin më shumë detaje, por thanë se rasti iu ishte prezantuar nga policia e Santa Monicas të Kalifornisë.

Reagimi i aktorit ishte i menjëhershëm. Avokati i tij duke folur për CNN tha se Stallone i mohon në mënyrë kategorike këto akuza.

“Është e papranueshme që autoritetet e kanë bërë këtë informacion publik, pasi bën që publiku i gjerë të mendojë se ka diçka”, tha avokati Martin Singer.

Sipas tij, gruaja që ka bërë ankesën kishte pasur një lidhje konsensuale me klientin e tij më 1980.

“Është e papërshtatshme që të përpiqesh të dëmtosh dikë në këtë mënyrë”, tha avokati më tej.

Stallone mori famë më 1976, me filmin fitues të çmimit Oscar dhe u shndërruar në një prej aktorëve më të mëdhenj të Hoollywood.