Projekti filmik ‘’Adelina’’ që flet për Adelina Ismailin merr tri çmime në “Docs Barcelona”

E publikuar: 11/05/2024 21:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Projekti filmik ‘’Adelina’’ që flet për Adelina Ismailin është shpërblyer me tre çmime në “Docs Barcelona”.

Ky projekt me skenar dhe regji nga Aurela Berila, mori tre nga gjashtë çmimet e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar.

“Best Project Award”, “Best Pitch Award” dhe “San Sebastian Foro Lau Haizetara Aëard”, janë kategoritë që prodhimi shqiptar mori në Spanjë.

Në këtë dokumentar rrëfehet jeta dhe aktiviteti muzikor i Adelina Ismailit, në sfondin e ish-Jugosllavisë së viteve të ’90-ta.