Sport

E marta e “zjarrtë” e Champions League

12.04.2016 11:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

UEFA Champions League do të caktojë të martën në mbremje dy skuadrat e para gjysmëfinaliste në 180 minuta të zjarrta. Manchester City-Paris Sant Germain dhe Real Madrid-Wolfsburg janë dy sfidat ku do të caktohet fati i tyre pas ndeshjeve të para që lanë të hapu çdo mundësi kualifikimi për të katërta ekipet.

Misionin më të vështirë e ka Reali i Madridit që pret gjermanët pas disfatës shokuese 2-0 të ndeshjes së parë por në “Bernabeu” djemtë e Zidane premtojnë një tjetër muzikë duke besuar te kualifikimi.

Edhe pse nuk arritën të shënonin të paktën një gol, “Los Blancos” mbështeten te cilësitë e lojtarëve të klasit botëror, të frymëzuar nga Cristiano Ronaldo, të cilët do të luajnë ndoshta sfidën më të rëndësishme të sezonit.

Pokeri i golave ndaj Eibarit ishte një sinjal i qartë për kundërshtarët, të cilët kanë një avantazh të madh duke llogaritur edhe faktin që nuk pësuan asnjë gol në 90 minutat e para.

Lajmi më i mirë në kampin spanjoll është rikuperimi i Varane dhe Benzema që pritet të zbresin në fushë që nga minuta e parë, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është e plotë.

Zidane do të hedhë në fushë sërish 11-ëshen titullarë të El Clasicos me Casermiron që nga minuta e parë për të synuar gjysmëfinalen e gjashtë rresht në këtë kompeticion, ndërsa në krahun tjetër, “Ujqërit” nga Gjermania, në rast kualifikimi do të regjistronin një arritje historike.

Në sfidën tjetër, Manchester City dhe Paris Saint Germain do të ndajnë vetëm një biletë që do të justifikojë milionat e shpenzuara nga dy klubet gjatë viteve të fundit.

Barazimi 2-2 i ndeshjes së parë favozrizon vendasit që në dy sezonet paraardhëse janë eliminuar nga Barcelona që në fazën e 1/8-ave.

Rikthimi i De Bruyne i ka dhënë oksigjen skuadrës së Pellegrinit, por në krahun tjetër, Laurent Blanc do të zgjedhë armatën e rëndë për të shënuar në “Etihad Stadium” pasi një barazim me pak gola ose një humbje do ta prishte ëndrrën pariziene që vjen në këtë fazë pasi kaloi një tjetër skuadër angleze, Chelsean.

Për kampionët e Francës, mungesa të sigurta janë Verratti, Pastore David Luiz dhe Blaise Matuidi, ndërsa në krahun tjetër, kapiteni Vincent Kompany n uk është ende gati për të zbritur në fushën e lojës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari