Disa njerëz lindin me vrima të vogla mbi veshët e tyre, kjo është arsyeja

E publikuar: 10/03/2018 16:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jo, kjo nuk ka të bëjë fare me piercing, por është defekti i lindjes së rrallë.

Një përqindje shumë e vogël e njerëzve lindin me vrima të vogla, pak më të dukshme mbi veshët e tyre.

Ata nuk janë njerëz të çuditshwm ose të huaj. Përkundrazi, ata janë një segment i vogël i popullatës që lind me diçka të quajtur sinus preauricular.

Në Mbretërinë e Bashkuar, vetëm një për qind e njerëzve i kanë ato. Në SHBA, frekuenca është më e ulët, dhe në Azi dhe pjesë të Afrikës, rreth katër deri në dhjetë për qind e njerëzve mund të preken nga ky fenomen.

Sinusi preaurikular është, teknikisht, një defekt trashëgimie që u dokumentua fillimisht nga një shkencëtar i quajtur Van Heusinger në 1864. Zakonisht ata janë gjetur në njërën anë, por deri në 50 përqind e njerëzve i kanë ata në të dyja.

Sipas Business Insider , një biolog evolucionar, Neil Shubin, thotë se vrimat mund të jenë një “mbetje evolucionare e grykave të peshkut”.