Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe kapjen e një të dyshuari në Pejë, ia publikon foton

E publikuar: 30/04/2024 18:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia në Pejë ka kërkuar ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për “Shtytja në kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”.

“Sektori Rajonal i Hetimeve DRP Pejё, ёshtё duke zhvilluar hetime intensive pёr kapjen e personit tё dyshuar pёr veprën penale “Shtytja nё kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”. Nga rrjetet sociale ёshtё siguruar fotografi e personit tё dyshuar mirëpo deri me tani nuk ёshtё bёrё identifikimi i tij.”

Policia ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.