Darmian mund të huazohet te Juventusi

E publikuar: 21/01/2019 08:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tashmë afati kalimtar i janarit ka hyrë në dhjetë ditëshin e fundit dhe raportimet rreth transferimeve të lojtarëve gjithnjë e po rriten.

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Matteo Darmian thuhet se është i gatshëm të shkojë te Juventusi.

Eksperti italian i transferimit, Fabrizio Romano pohon se lojtari është i vendosur t’i bashkohet Juves në formë huazimi.

Italiani 29-vjeçar është i gatshëm të kthehet në Itali gjersa edhe kampioni i Serie A është në kërkim të një mbrojtësi të krahut të djathtë.

Kontrata e futbollistit mbaron gjatë verës, por nëse huazohet, Juve mund të ushtrojë mundësinë për ta blerë mbrojtësin për 8 milionë euro.

Juventusi do të paguajë një tarifë fillestare prej 3 milionë eurosh për të siguruar marrëveshjen dhe “Zonja e Vjetër” e sheh atë si një lojtar që mund të llogarisë në shërbimet e tij dhe i cili mund të operojë në shumë pozita.

Ndryshe, lojtari deri më tani është paraqitur në 59 raste dhe ka shënuar një gol. /Telegrafi/