Capari i jep mbështetje të jashtëzakonshme Lutës, më 17 tetor do ta bëjmë fitoren historike

E publikuar: 10/10/2021 13:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Banorët e Caparit i kanë barë pritje të ngrohtë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe kandidates për Asamble Komunale nga LDK, Teuta Suliqi.

Ne emër të banorëve të Caparit ka folur Salih Haliti, i cili ka thënë krejt fshati ka vendosur që edhe kësaj radhe t’ia jap besimin kryetarit, Lutfi Haziri, duke thënë se është njeri i fjalës dhe ato që i premton, i realizon.

“Kjo përkrahje e Caparit ndaj meje dhe LDK-së më ka bërë nder të madh. Në vitin e ardhshëm do t’i përmbyllim investimet infrastrukturore në Capar, përfshirë kanalizimin, ujësjellësin dhe rrugën e Muhaxherëve. Ky fshat do të përfitoj mbështetje të madhe edhe për bujqit, si vend tipik i zhvillimit të bujqësisë e blegtorisë. Ju falëmnderit shumë. Ky besim, përkthehet me përgjegjësi më të madhe në punë. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.

#LDK160 #LDKGjilan

(Takimi është organizuar në formatin 20 persona në ambient të mbyllur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan