Brnabiq edhe sot në Bruksel, takohet me Mogherinin dhe Juncker

E publikuar: 11/10/2017 09:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq do të qëndroj edhe sot në Bruksel, ku do të zhvilloj takime shumë të rëndësishme, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Ajo do të takohet me presidentin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, komisionarin për politika rajonale, Corina Cretu.

Po ashtu, takime të ndara, Brnabiq do të zhvilloj me kryetarin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së për politika të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.