Brenda LDK’së: LVV na tradhëtoi kur e propozuanë Glauk Konjufcën, frikësohemi se të njejtën na e bëjnë edhe për postin e Presidentit, prandaj nuk po arrihet marrëveshja

E publikuar: 01/02/2020 10:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më shumë se tre muaj kanë kaluar që kur kanë nisur bisedimet ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovë, dhe ende nuk ka diçka konkrete.

Krejtë kjo po ndodh shkaku që LDK po ka frikë se LVV duke e mbajt postin e Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, ka gjasa që t’i bëjë ‘hile’ pas dy vitesh tek zgjedhja e Presidentit.

Një zyrtar i lartë brend LDK’së, duke dashur të mbetet anonim, për gazetën online Infosot ka treguar se pse po ka hezitim nga krerët e kësaj partie për të lidhur koalicion me LVV’në.

Për Infosot ai ka thënë se në mbledhjën e fundit të kryesisë së LDK’së, është paraqitur si shqetësim se, nëse ia lënë LVV’së postin ekzekutiv, kryeparlamentarin ka gjasa që partia e Albin Kurtit të sillet njejtë si tek rasti i zgjedhjes së Glauk Konjufcës, ku pa marrëveshje u hodhë në votim.

Ky burim po ashtu ka thënë se LVV me sjelljet e saja i ka zbrapsur.

Po i frikësohën se ka mundësi pas dy vitesh mos t’i përmbahen marrëveshjes, vendi do të mbetej pa President të zgjedhur dhe ashtu siç është e shkruar në aktin ma të lartë jurdik Kushtëtutën e Kosovë, ushtrues detyre i të parit të shtetit është Kryetari i Kuvendit.

Pra, Glauk Konjufca do t’i ushtronte dy nga tri postet më të rëndësishme, Kurti kryeministër, ndërsa LDK do të mbetej vetëm me poste ministrore.

“Po hezitojmë të lidhim koalicion me Vetëvendosjen, shkaku që po friksohemi se duke e mbajtur postin e Kryeparlamentarit, i cili u zgjedh pa marrëveshje me ne. Nuk do i qëndrojnë prapa marrëveshje dhe kur të vije momenti për ta zgjedhur Presidentin, LVV nuk do na e përkrah kandidatin tonë, dhe sipas aktit më të lartë jurdik që e kemi në vend kompetencat e presidentit do t’i bartën kryetarit të Kuvendit. E që do i ipte poshtet apsolut LVV’së e ne do mbetemi pa as njërin nga tri postet kryesore”, ka thënë ky burim për Infosot.

Kjo sipas këtij burimi, pas dy vitesh do të ia mundësonte pushtetin apsolut LVV’së.