Billy Bob Thornton zbulon arsyen e divorcit me Angelina Jolie

E publikuar: 16/06/2018 06:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ata mbanin shishka me gjakun e njëri-tjetrit në qafë. Por ndërkohë që mendohej se ata do të rrinin gjithmonë bashkë, u ndanë në vitin 2003.

Dhe Thornton ka treguar në një intervistë të fundit arsyen e ndarjes.

“Më kujtohet koha e mrekullueshme kur ishim bashkë. Por kishim stile jetese të ndryshme. Ajo kishte një mënyrë jetese globale dhe imi është një mënyrë jetese agorafobike. Pra, kjo është e vetmja arsye pse ndoshta nuk jemi ende së bashku, ndoshta për shkak se donim një rrugë të ndryshme në jetën që ne dëshironim të merrnim,”tha ai.