Ben Yedder ia dedikon golin ndaj Barcelonës, sulmuesit të zhdukur Sala: Për vëllanë tim!

E publikuar: 24/01/2019 09:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona u mposht nga Sevilla me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Mbretit, ndeshja e luajtur në Andaluzi.

Sevilla ka bërë një hap para në kualifikimin tutje në gjysmëfinale të Copa del Rey pas fitores në shtëpi ndaj Blaguranëve.

Në këtë fitore te Sevillas golat u shënuan nga Pablo Sarabia (58′), ndërsa golin e dytë u shënua nga Wissam Ben Yedder (76′) pas asistimit nga Ever Banega.

Goli i dytë përveç se siguroi fitoren e Sevillas kishte edhe diçka tjetër të veçantë.

Sulmuesi i Sevillas vendosi t’ia dedikojë golin sulmuesit të zhdukur argjentinas, Emiliano Sala.

Wissam Ben Yedder dhe (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Pas golit, Ben Yedder zhveshi fanellën e tij duke zbuluar një mbishkrim si dedikim për sulmuesin e Cardiff Cityt.

“Për vëllanë tim, forca Sala”, shkruante në fanellën e zbuluar nga Ben Yedder.

Ndryshe, zhdukja e sulmuesit me aeroplan privat gjatë rikthimit te ish-klubi i tij Nantes ka bërë bujë të madhe tek sportëdashësit, të cilët po luten për të. /Telegrafi/