Arban Abrashi kandidat i LDK-së për Prishtinë

E publikuar: 22/08/2017 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arban Abrashi dhe Hatim Baxhaku janë kandidatët për kryetar të komunës së Prishtinës, përkatësisht Prizrenit.

Burimet e Koha.net brenda LDK-së marrin vesh se Arban Abrashi, ish-ministër i MPMS-së dhe deputet i zgjedhur, është caktuar kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës, ndërsa Hatim Baxhaku për kryetar të komunës së Prizrenit.

Këto dy komuna, nga më të mëdhatë dhe me peshë se kush do t’i udhëheqë, janë në fokusin e subjekteve politike që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

PDK ende nuk bërë publik emrin e ndonjë kandidati për kryetar të kryeqytetit.