Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë një moment nga vizita e saj në Vancouver të Kanadasë, ku është takuar me bashkatdhetarë nga diaspora. Përmes një statusi në rrjete sociale, ajo e përshkroi takimin si një mëngjes të këndshëm në shoqërinë e një pjese të mërgatës shqiptare.
“Nje mëngjes i këndshëm sot me një pjesë të mërgatës sonë të mrekullueshme në Vancouver”, ka shkruar Osmani.

















