Avokati Kujtim Cakrani deklaroi se do të bëjë të pamundurën që kryeministri Edi Rama të dëshmojë në procesin ndaj ish-Presidentit Ilir Meta.
“Ne kemi vendosur që të gjithë personat të cilët, përveç atyre që janë pyetur, detyrimisht do thirren aty përsëri të dëshmojnë. Ne do thërrasim dëshmitarët tanë të cilët nuk janë pyetur me qëllim, pa qëllim, pa dashje, janë anashkaluar nga organi i procedurës. Ndër këta persona është edhe kryeministri i Republikës së Shqipërisë, zoti Rama, që do vijë të dëshmojë aty për të gjitha veprimet që ai ka bërë” ka thënë ai, raporton A2CNN.
Problemi është ky, që zoti Rama do thirret aty dhe të jeni të bindur që ne do të bëjmë të pamundurën që ai të vijë të dëshmojë, por kjo pastaj varet nga gjykata, shtoi më tutje ai.


















