A do të bie Thaçi në kurthin që e ngriti vet?

E publikuar: 26/02/2016 00:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga: Selam Shkodra
Kriza politike, bllokimi, dhe arroganca e pushtetit ka bërë që vendi të shkoj në buzë greminës.
Janë të shpeshta pëshpërimat se në vend mund të ketë trazira, përplasje madje madje edhe luftë civile, veprimet dhe deklarimet arrogante të qeveritarëve kanë bërë që edhe më shumë të thellohet kriza e cila fillimisht u nis nga vënia e firmës në gusht të vitit 2015 me shumë lehtësi nga ana e kryeministrit në një marrëveshje të dëmshme për vendin e që ju dha epitetit si marrëveshje “ndërkombëtare”, mirëpo në esencë përmbajtja e kësaj marrëveshje ishte kryekëput për çështje të brendshme! Jo më pak revoltuese ishte edhe vënia e firmës nga ana e zv/kryeministrit Thaçi për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, marrëveshje këto që u kontestuan, fillimisht nga një pjesë e opozitës respektivisht partia më e madhe opozitare VV ku më pastaj iu bashkuan kauzës edhe dy partitë tjera opozitare si: AAK dhe NISMA, duke këmbëngulur në qëndrimet e tyre dhe duke treguar gatishmërinë që mund të paguajnë edhe koston politike për një kauzë që konsiderohet si vitale për substancën e Republikës, me aktivitetet dhe metodat e përdoruara nuk u pajtua shumë kush si nga opinion i brendshëm po ashtu edhe nga opinioni ndërkombëtarë mirëpo pavarësisht këtyre mospajtimeve ku edhe here pas here edhe fushatave të orkestruara mirë nga struktura qeveritare dhe partive në pushtet opozita tashmë e bashkuar arriti të sensibilizoj qytetarët e vendit të cilët e mbështetën opozitën duke iu bashkangjitur masovikisht në protesta të organizuara siç ishte ajo e 28 Nëntorit, ajo e 9 janarit, po ashtu edhe pjesëmarrja masovike e qytetarëve në protestën e 17 shkurtit ku përfundimisht pushtetarët (sundimëtarët) e kuptuan që nuk e kanë mbështetjen e qytetarëve që aq shumë janë thirrur në këtë mbështetje, e që na fakt populli foli duke u deklarua në mënyrë plebishitare sa i përket mbështetjes së pushtetit apo kauzës së opozitës, kësaj kauze i ka dhënë të drejt edhe Gjykata Kushtetuese pavarësisht përbërjes së saj politike!
Mirëpo në këto momente i gjithë fokusi duhej të jetë se vendi a do të bie përfundimisht në greminë edhe pse ka shumë kohë që është thënë se është në buzë të greminës, e kjo çështje varet kryekëput te çështja e dhe mënyra e zgjedhjes së presidentit e që na bazë të agjendës së pushtetit është caktuar seancë për datën 26.02.2016 e ku kandidat i mazhorancës është kryetari i PDK-së Hashim Thaçi një ndër politikanët më jetëgjatë në pushtet në Kosovë, Hashim Thaçi politikan i cili deri në këtë kohë është treguar mjaft I zhdërvjelltë veçmas në kurthet e ngritura për aleatët bashkëpunues apo thënë ndryshe partnerët të cilët ka pasur apo kanë pasur rastin të bashkëpunojnë si në bashkëqeverisje apo edhe në forma tjera të bashkëpunimit politik.
Z. Thaçi njihet si një politikan që ka ditur të ngrit kurthe politike për të gjithë ata që kanë pasur besimin që të pranojnë bashkëpunimin me të sa për ilustrim mund të marrim shembull bashkëpunimin e Bardhyl Mahmutit, Nexhat Dacit, Veton Surroit, Fatmir Sejdiut, Fatmir Limajt, Jakup Krasniqit, Behxhet Pacollit, etj, që të gjithë kanë pasur fatin e njëjtë të përfundimit në politikë vetëm pak kohë pas bashkëpunimit me Hashim Thaçin. Që të gjithë kanë përfunduar o me shkelje kushtetuese ose me aktakuza të ndryshme të cilat janë të kontestuara nga këta protagonist dhe janë parë si me dyshim që kanë mundur të jenë edhe të porositura nga bashkëpunëtorët politik.
Pasi që na ndajnë vetëm edhe pak orë nga fillimi i procesit të zgjedhjes së presidentit po ngrisim për shtjellim çështjen e procedurës së zgjedhjes dhe kushtet që duhet plotësuar që z. Thaçi apo kushdo tjetër të zë kolltukun e presidentit dhe të veshët me petkun e të parit të vendit, fillimisht duhet parë se a ka klimë politike për zgjedhjen e presidentit sipas kushtetutës dhe a ka kandidat kredibil për këtë garë, kjo gjë duket qartë se as nuk ekziston klima politike dhe as nuk ka deri tash kandidat kredibil për të parin e vendit.
Neni 86 i kushtetutës e përcakton mënyrën e zgjedhjes së presidentit mirëpo për çështjen e procedurës së zgjedhjes së presidentit në vitin 2011 një grup deputetësh patën dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese ku edhe është nxjerrë një i datës 30.03.2011 me çka edhe “sqarohet” se çështja e kuorumit në rastin e presidentit është çështje e rëndësisë së veçantë dhe në pikën 83 të këtij aktgjykimi thuhet në mënyrë eksplicite se Në këto rrethana, ”të gjithë 120 deputetët e Kuvendit duhet të ndjehen të obliguar sipas Kushtetutës, Ligjit për deputetët, Rregullores së punës së Kuvendit dhe Kodit të sjelljes të marrin pjesë në seancat plenare të Kuvendit dhe të përkrahin procedurat që parashihen aty, por mbi të gjitha, një obligim vis-a-vis për njerëzit e Kosovës që i zgjodhën ata.”
Ndërsa në pikën 85 në mënyrë imperative thuhet se “Lidhur me ketë, Gjykata vëren se lidhur me numrin e votave që kërkohet për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, neni 86-4 i Kushtetutës siguron se Presidenti i Republikës së Kosovës do të zgjidhet me dy të tretat(2/3-at) e “votave të të gjithë deputetëve” të Kuvendit, që do të thotë se të gjithë 120 deputetët duhet të votojnë, minus ata deputetë të cilët kanë marrë leje nga Kryetari i Kuvendit, dhe kandidati i cili merr 80 ose më shumë vota nga votat e të gjithë deputetëve në raundin e parë dhe të dytë) do të zgjidhet. Vetëm nëse nuk arrihen dy te tretat e shumicës, mbahet raundi i tretë.
Në kohën e marrjes së këtij aktgjykimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje jo pak u patë menduar që rasti i shpalljes president jo i zgjedhur në mënyrë kushtetuese ishte një kurth e ngritur nga Hashim Thaçi, tani një aktgjykim i tillë në rastin konkret i pamundëson Hashim Thaçit që të zgjidhet në mënyrë kushtetuese president pasi që vullneti i deputetëve të opozitës dhe një pjesë të deputetëve të pozitës kryesisht nga LDK kanë shprehur hapur qëndrimin që nuk do të qëndrojnë në sallë në kohën kur do të zhvillohet procesi i votimit për president e ku kandidat është Hashim Thaçi, pyetja që duhet shtrohet tani është se, a do të bie Hashim Thaçi në kurthin që e ngriti vet?