Zlatan Ibrahimovic po shkon duke u bërë më mirë pas lëndimit të pësuar në gjurin e tij të majtë, transmeton IndeksOnline.
Javë më parë sulmuesi suedez pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen e Europa Ligës kundër Anderlecht. Ligamentet e gjurit janë një lëndim tejet dëshpërues për futbollistët, por Ibra nuk e ka ndërmend të dorëzohet.
Menaxheri i tij, Mino Raiola ka njoftuar se lojtari i tij tashmë e ka kryer me suksese të madh operacionin, ndërsa është duke punuar për rikthimin e tij.
Lojtari i Manchester Unitedit pritet të kthehet gjatë muajit shtator apo tetor, por sipas lajmeve të reja ai mund ta shpejtoj procedurën e rikthimit.