Barça në epërsi, Yamal shënon në minutën e katërt ndaj Atleticos

E publikuar: 14/04/2026 21:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lamine Yamal e ka hapur serinë e golave në “Metropolitano”, në ndeshjen Atletico Madrid – Barcelona.

18-vjeçari ka shënuar në minutën e katërt ndaj Atleticos, për rezultatin 1-0 në të mirë të Barçës.

Yamal e Barcelona e shfrytëzuan gabimin e mbrojtjes së vendasve, duke iu afruar rikthimit të rezultatit qysh në minutat e parë.

Klikoni këtu për VIDEO

Atletico fitoi 2-0 në ndeshjen e parë, teksa tashmë rezultati i përgjithshëm është 2-1 në të mirë të madrilenëve.

Kjo ndeshje po luhet në kuadër të ndeshjeve të kthimit të çerekefinalve të Ligës së Kampionëve.