Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi ka thënë se koalicionet PDK-AAK-Nimsa dhe LDK-AKR-Alternativa si koalicione që pretendojnë të drejtojnë shtetin fshehën listat me kandidatët për deputetë.
Sipas tij kjo tregon më së miri se ato koalicion nuk përfaqësojnë interesin e qytetarëve të vendit, duke i quajtur ato lakmitare për pushtet, mafiozëve dhe karrieristëve, transmeton Klan Kosova.
“Dy koalicione që pretendojnë të udhëheqin vendin për tre ditë me radhë mbajnë të fshehura listat e kandidatëve për deputetë”.
“Ky fakt i thjeshtë tregon më së miri se këto koalicione vetëm interesin e qytetarit nuk e përfaqësojnë”, ka thënë Çaushi.
“Koalicione të lakmisë për pushtet, të mafiozëve e karrieristëve”, ka thënë ai