Samsung ka bërë tërheqjen e plotë të pajisjeve Galaxy Note 7 të cilat janë shpërndarë që prej datës së lansimit të pajisjes, 19 gusht.
Kjo tërheqje është bërë e detyrueshme pasi që janë raportuar disa raste ku bateria e pajisjes ka eksploduar. Kompania ka deklaruar se ka marrur këtë vendim për të mbrojtur sigurinë e konsumatorëve të saj.
Tani, Samsung së bashku me partnerët e saj ka ofruar alternativa për përdoruesit e kësaj pajisje duke mundësuar shkëmbimin e Galaxy Note 7 me pajisje të tjera nga kompania. Në ndërkohë, operatori amerikan T-Mobile u ka ofruar konsumatorëve rimbursim të plotë për pajisjen e tyre Note 7.
Samsung Electronics në Amerikë ka deklaruar se konsumatorët kanë mundësi të presin derisa njësi të reja të Note 7 të arrijnë në treg ose të shkëmbejnë pajisjen e tyre me Galaxy S7 dhe Galaxy S7 edge.
Konsumatorët do të marrin rimbursim për dallimin në çmim në mes të dy pajisjeve. Kompania koreano-jugore ende nuk ka deklaruar datën kur njësitë e reja Note 7 do të arrijnë në treg.