Protesta e studentëve në Tiranë vijon edhe në ditën e pestë. Një grup protestuesish është nisur nga zona e Selvisë drejt Ministrisë së Arsimit, ku mbërriti rreth orës 11:02.Sipas informacioneve paraprake, pranë institucionit është bërë gati edhe autoboti me ujë, ndërsa studentët kanë nisur marshimin e tyre.Protestat vijojnë në kryeqytet, ndërsa situata pranë Ministrisë së Arsimit mbetet në zhvillim.Protesta e sotme vjen pas katër ditësh të shoqëruara me tensione, përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe dëmtime të institucioneve publike dhe bizneseve në kryeqytet.Në terren janë pozicionuar forcat e policisë, ndërsa pranë Ministrisë së Arsimit janë vendosur edhe autobotet, në kuadër të masave të marra për menaxhimin e situatës.Ndërkohë, godina e Ministrisë së Arsimit vijon të jetë e dëmtuar nga incidentet e ditëve të mëparshme.Protestat nisën të martën, fillimisht me bojkotimin e mësimit nga nxënës dhe studentë, por më pas u përshkallëzuan, duke u shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit.
































