Për: Deputetët e Kuvendit të Kosovës
Nga: Organizatat patriotike-kombëtare në SHBA
Letër e hapur
Të nderuar përfaqësues të popullit të Kosovës. 1 Shtatori do të jetë datë historike. Ju që ju zgjodhi populli I Dardanisë kreshnike, e keni mundësinë të jeni në piedestalin e nderit, ose në grupin e kuislingëve.
Demarkacioni me Malin e Zi, nuk është vetëm një vijë kufitare. Në historinë tonë mijëra vjeqare kemi fituar shumë beteja, por asnjëherë luftën më të rëndësishme, atë të paqes dhe dinjitetit kombëtar e shtetëror. Gjithëherë jemi “detyruar” të bëjmë lëshime në emër të “një arsye” apo tjetrës. E “arsyet” nuk po pushojnë deri më sot. Ju të zgjedhurit e popullit e keni mundësinë ta ndërpreni këtë MALLKIM një herë e përgjithmonë.
JO demarkacionit është obligim ndaj gjirit të nënës, obligim ndaj gjakut të të parëve, obligim ligjor I mbrojtjes së Kushtetutës, lirim shpirtëror personal, fitore e mirëfillt e ndërgjegjies. JO demarkacionit, është fillim I një rrugëtimi të denjë, fillim I një rruge të shenjtë, qëndrim nga I cili do të keni përkrahjen e popullit, por dhe respektin e të huajve.
Të nderuar kuvendarë. Ju me 1 shtator, nuk do vendosni vetëm për Kosovën, por do vendosni për miliona shqiptarë që jetojnë në trojet e tyre por dhe të atyre që janë të shpërndarë anekënd botës. Zëri I ndërgjegjies sonë, zëri I dëshmorëve, por dhe vet Zoti nga lartë, kërkon nga ju të I thoni JO demarkacionit.
Ne, mërgata patriotike e Amerikës, ju bëjmë thirrje secilit prej jush, që të mos bini pre e trysnive. Do na keni në përkrahje të përhershme, nëse merrni vendimin e ndershëm. E forcën tonë, nuk kemi nevojë të jua përkujtojmë, sepse dihet kontributi i Mërgatës Amerikane ndër shekuj. E më e freskëta që ju e dini mirë: Ne ishim ata që përkrahëm Ushtrinë Clirimtare të Kosovës, në sollëm bukën dhe pushkën, në bindëm miqtë ndërkombëtar që të bëhen krah I shqiptarëve, deri në çlirimin nga kthetrat e Millosheviqit. Mos harroni !!!
Ne shpresojmë, që me 2 shtator do të jeni faqebardhë dhe do të mund të ju themi TUNGJATJETA.
Organizatat patriotike-kombëtare në SHBA:
Shoqata Rugova
Lëvizja Legaliteti
QKSHA Riverdale NJ
Shoqata Malsia – Michigan
Federata PanShqiptare VATRA
QKSHA Hasan Prishtina CT
Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane
Balli Kombëtar
Veteranët e Luftës së UCK-së
Shoqata Malësia e Madhe
Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane NY
Fondacioni Plave e Guci
SHA Dibra
Shoqata Shqiptaro-Amerikane Ana e Malit
Shoqata Peja
Shoqata Drenica
Gjithashtu kjo letër e hapur përkrahet dhe nga Shoqatat e Detroitit, Dallasit, Chikagos, Filadelfisë, Kalifornisë, Visnonsinit, Floridës, Arizonës, Nevadës dhe Kolorados.
Përkrahje e plotë vjen dhe nga Xhamitë shqiptare, Kisha Katolike, Kisha Ortodokse dhe Teqet Bektashiane.