Nuk janë vetëm këngëtare të një labeli muzikor, Max Production, por gjithashtu edhe mike shumë të mira.
Diçka e tillë duket edhe nga SnapChat i këngëtares Samanta Karavella, ku ajo shfaqet duke pozuar me Dhurata Dorën. Të dyja janë mjaft të suksesshme dhe sa i përket kësaj vere të dyja kanë finalizuar projekte muzikore. Dhurata ka publikuar bashkëpunim me Capital T, “Bongo”, ndërkohë që Samanta pritet që këto ditë të publikojë këngën e saj me Gent Fatalin, “Na e dina”.




















