Ky telefon është më i trashë, më i rëndë e më pak elegant se çfarë jemi mësuar të shohim deri më sot nga Samsung, por ka mbrojtje nga përplasjet, mund të qëndrojë në ujë për 30 minuta, dy metra thellësi, dhe nuk dëmtohet nga rëra apo elemente të tjera.
Për nga parametrat, bie në sy kamera, e cila sfidon fare lehtë kamerat e iPhone, si dhe bateria që i mban pothuajse dy ditë të plota.
Për nga fuqia kompjuterike, ai vjen me parametra të larta si çdo telefon tjetër në vitin 2016: 4 GB RAM, procesor Snapdragon 820, kamera 12 MP, ekran të cilësisë së lartë me 1440 x 2560 pikselë dhe dendësi 576 pikselësh për inç katror (ppi).
/ Top Channel