Shqiponja dykrenare, në sfond të emisionit të debatit në televizionin zviceran

E publikuar: 31/05/2016 14:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Simboli i shqiponjës dykrenare i bërë me kryqëzimin e duarve, është një “ikonë” tashmë gjerësisht e njohur edhe në opinionin zviceran. Ka pasur viteve të fundit disa “skandale” kur të rinjtë me prejardhje shqiptare, ushtarë të Zvicrës kishin pozuar duke e bërë këtë shenjë dhe pastaj rasti i tyre qe bërë temë mediatike.

Në këtë vazhdë duket të jetë edhe rasti më i ri. Në emisionin kryesor të debatit në transmetuesin publik të Zvicrës SRF1 “Arena” po bisedohej të premten për probleme krejtësisht tjera kur nga prapavija një tinejxher me sens humori filloi të bënte shenjën e shqiponjës me duar, transmeton albinfo.ch. Këtë sekuencë e ka vënë re blick.ch dhe e ka publikuar online duke bërë temë nga kjo.

Se a ishte debati i mërzitshëm ai që kishte shtyrë të riun të “bënte shqiponjën” thjesht nga monotonia apo ai  kishte vënë bast me dikë, mbetet e paqartë, përcjell albinfo.ch. Sidoqoftë, pamjet u transmetuan “live” dhe kjo nuk ishte diçka që mund të shkëputej, thonë në emision.

Në emisioonin “Arena” veç të tjerëve ishte kryetarja e Partisë së Gjelbër, Regula Rytz, mbrapa të cilës edhe u inskenua loja me shqiponjën dykrenare.

arena-shqiponja-586x389