Kikirikët janë frutat e thata që kanë një sërë efektesh tepër të dobishme për shëndetin tonë, shumë prej të cilave ndoshta i mësoni për herë të parë. Ndoshta nuk jeni në dijeni, por kikirikët kanë më shumë antioksidantë se manaferrat dhe luleshtrydhet dhe janë shumë më të pasur me antioksidantë se mollët, karotat apo panxhari.
Ata përmbajnë një sasi të madhe proteinash, çka i bën një ushqim të mjaft të preferuar mes njerëzve që merren me body-bulding dhe ata që janë nënpeshë. Kikirikët janë një burim i mirë i koenzimes Q10 e cila mbron zemrën kur ka mungesë oksigjeni. Kikirikët pa kripë ndihmojnë gjithashtu arteriet e zemrës.
Përmbajtja e naicinës ndihmon në shërimin e qelizave te dëmtuara te sëmundjes Alzheimer dhe problemeve të moshës. Kikirikët përmbajnë vitaminë E, një antioksidant i fuqishëm që ul ndjeshëm rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
Frutat e thata janë të pasur gjithashtu me hekur, element thelbësor për funksionimin e duhur të qelizave të kuqe të gjakut. Kikirikët janë të pasur me kalcium që ndihmojnë për forcimin e kockave. Ato përmbajnë fibra që ndihmojnë për të ulur rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.
Kikirikët ndihmojnë për të përshpejtuar rritjen e hormoneve mashkullore dhe femërore. Prindërit për vite me radhë e kanë shmangur kikirikun nga dieta e fëmijëve, pasi i trembeshin alergjisë. Megjithatë një studim i ri nxjerr në pah faktin se konsumi i kikirikëve zhvillon imunitet ndaj përbërësit që shkakton reaksion.