Epoka e teknologjisë ka të mirat e veta, por edhe anët e saj negative, siç është ajo e mpirjes së trurit dhe posaçërisht zonave të veçanta të tij që përgjigjen për veprime të ndryshme të vetëdijshme tonat.
Një nga këto është edhe ai i të shkruarit, i cili mbetet disi në hije në epokën kur njerëzit gjenden përballë një ekrani dhe kanë në duar një tastierë për ta shtypur.
Kështu pohon një studim i fundit, i realizuar nga dy shkencëtarët Anne Mangen, dhe Jean-Luc Velay, sipas të cilëve, të shkruash me dorë të bën mirë se të gjallëron dhe të ruan trurin.
Sipas tyre, të pushtuar nga teknologjitë që ju ndihmojnë të derdhni më pak djersë, paraqitet rreziku i tendosjes së muskujve të trurit nuk vihen më në lëvizje.