Merrte para nga shteti se ishte e varfër, ja jeta luksoze e 32-vjeçares

E publikuar: 12/05/2016 09:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një modele në Britaninë e Madhe, ka kërkuar ndihmë nga shteti, pasi thoshte se ishte e varfër. Carina Reid ka deklaruar se nuk kishte asnjë të ardhur dhe shkonte në xhami për të ngrënë ushqim falas.

Për këtë arsye, 32-vjeçarja merrte nga shteti 50 mijë paund në vit asistencë sociale dhe përfitime në taksa.

Sipas medieve vendase, ajo me këto para shkonte në pushime në vende të ndryshme si Hong-Kong, Francë, Spanjë, Dubai.

Kanë qenë fotot e shumta që publikonte në rrjetin social “Facebok”, ata që e kanë tradhtuar 32-vjeçaren.

Ajo postonte vazhdimisht foto nga pushimet dhe pas disa hetimeve, prokuroria e Londrës ka zbuluar se Reid kishte më shumë se 180 mijë paund të fshehura në 19 llogari të ndryshme. Ajo është dënuar tashmë me 3 vjet burg për mashtrim.