Shqiptarët konsiderojnë prioritet të ardhunat, ndërsa shtete të tjera ballkanike shnetën.
Panoramë tjetër ofrojnë vendet ma t’pasuna, shqetësimi i të cilave asht kënaqësia nga jeta…
Çdo shtet ka prioritete, bazue në nji sondazh të bamë publik nga OECD, në të cilin janë pyet njerëzit se çfarë vlen ma tepër në jetën e tyne, ku për shqiptarët ka rezultue se të ardhunat janë parësore.
Në sitën e analizës me të anketuem në mbi 180 shtete, rezultojnë 11 tema të konsiderueme ma thelbësore, në fushën e kushteve të jetesës dhe cilësisë së saj.
Temat janë: siguria, shpia, puna, të ardhunat, balanca jetë-punë, kënaqësia nga jeta, shneta, edukimi, qeverisja, komuniteti dhe mjedisi.
Nga harta interaktive e krijueme nga movehub.com, vihet re se në Europë: Britaninë e Madhe, Suedi, Gjermani, Finlandë dhe Poloni zgjedhin kënaqësitë nga jeta si prioritet, ndërsa në shtete si Rusi, Norvegji, Islandë, Francë dhe Austri vlerësojnë shnetën.
Qipro ishte i vetmi shtet n’Europë që njerëzit zgjedhin balancën jetë-punë, si prioritetin e tyne ma t’naltë dhe vetëm Ukraina e Shqipnia vlerësojnë të ardhunat. Pjesa tjetër e vendeve ballkanike konsiderojnë prioritet shnetën.
Ndërsa, në SHBA, prioritet konsiderohet kënaqësia nga jeta, shneta dhe mjedisi. Tjetër panoramë vihet re nga Amerika e Jugut, në të cilën çashtjet që shqetësojnë ma tepër janë edukimi, siguria, shpia dhe kënaqësia nga jeta.