Shumica e femrave shkaku i një thoni të thyer duhet t’i heqin edhe nëntë të tjerët. Thyerja e thonjëve ndodhë si pasojë e mungesës së vitaminave dhe mineraleve, e poashtu edhe nga disa gabime që femrat i bëjnë shpesh, duke mos i mbrojtur.
Thonjët dëmtohen dhe e humbin fortësinë e tyre kur ballafaqohen me prekje nga kemikalet e ndryshme gjatë pastrimit, e poashtu edhe nga pakujdesia e mospërdorimit të preparative mbrojtëse, siç janë llaqet e ndryshme dhe kremat për mbrojtje të duarve në përgjithsi.
Vaji i kokosit dhe vaji i ullirit janë mbrojtës të mirë të thonjëve nëse i përdorim më shpesh , mirëpo ka edhe maska të cilat fortësojnë thonjtë duke parandaluar kështu thyerjen e përhershme të tyre.
Maska nga sheqeri, lemoni, uthulla dhe uji i vakët mund të bëjë çudi për thonjtë, duke parandaluar thyerjen.
Këta katër përbërës përzihen së bashku dhe më pas i mbajmë thonjtë në ta përreth 20 minuta, me ç’rast fitohen vlera ushqyese duke fortësuar thuan.


















