Aderimi dhe joshja e deputetëve, e rrezikshme për bashkëpunim opozitar

E publikuar: 18/04/2016 19:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkruan: Hysni Gashi

Zhvillimet e fundit në “Opoziten e Bashkuar” në të cilën hapen nje rrugë të re të bashkëpunimit mes partive politike dhe e cila ishte një shkendijë shprese për ndryeshim kanë hyre në një rrugë të pakuptueshme për qytetarët. Unë ende e kam të pa qartë sesi insistohet ne njërën ane të thuhet që jemi për bashkëpunim opozitar dhe ne anën tjetër të joshen deputetet madje bëjnë edhe thirrej nga televizionet publike.

Kjo me dergon tek një anekdotë që kamë degjar që moti ku thotë: pyet Mbretin sa rruge i ka dynjaja,?Mreti:sa njerëz janë aq rruge ka”

Unë e kuptoj se është e drejt e çdo deputetit se cilës rruge t’ja mban dhe ne cilën parti aderon por derisa thirremi për bashkëpunim opozitar kjo nuk është dashur të ndodhte me asnjë deputet të partive opozitare sepse prishet fryma e bashkëpunimit.Unë vërtet jo që kisha bere thirrje për deputet të opozitës duke i thëne që i kemi dyert e hapura por ne ketë kohe gjersa ishte bashkëpunimi opozitar nuk isha ndi mirë që të vinin deputet të opozitës ne subjektin tonë. Ndërsa për deputet të pozitës është e pranueshme.

Por edhe një gjë hiq demokratike nuk është derisa votat i merr ne një partie dhe të aderosh ne parti tjetër ende pa e kryer mandatin pa u shpall zgjedhjet hiq demokratike s’është. Unë vet kam thëne se nëse vërtet AAK-ja do të hinte ne ketë qeveri antikushtetuese z.Donika Kadej-Bujupi duhet shpallur heroinë për qëndrimin e saj dhe aderimi do të ishte shumë i arsyeshëm dhe i pranueshëm .

Ndërsa që ende AAK-ja,jo që nuk është hyrë ne qeveri por kategorisht është duke kundërshtuar dhe duke thirrur protesta për dy marrëveshjet e demshme dhe rrëzimin e kësaj qeverie antikushtetuese,kjo është e pajustifikueshme të kuptohet që ende nuk kemi asgjë zyrtare vetëm spekulime.

Ne jemi dëshmitar, se gjithë liderët opozitar kryesia dhe anëtarësia e tyre që thoshin se edhe nëse pozita do të organizonte protesta për t’i kundërshtuar këto dy marrëveshje ne do t’i mbështesim dhe do t’i përkrahemi me protesta, ndërsa tash hezitojnë të marrin pjesë me dy partitë opozitare.

Nuk po them të bahet koalicion opozitar i padëshirueshëm por po them se t’i lajnë ambiciet për pushtet, t’i ulin flamujt partiak deri ne shpallje inegzistente të dy marrëveshjeve, Asociacionin dhe Demarkacionin, ndërsa për gjera tjera për bashkëpunim të mëtutjeshëm apo koalicion të mundshëm për të garuar ne zgjedhje është krejt irelevante.

Prandaj duke pasur parasyesh nëvojen për nje bashkëpunim Opozitar dhe për ndryshim të gjëndjes bëjë thirrje për maturi në deklarata të pamatura dhe kthimin në tavolinen e bashkepunimit.