Sport

“Ronaldo e Messi nuk do të shënonin kaq shumë në Itali”

16.04.2016 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Rivaliteti mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit i ka dhuruar shumë futbollit vitet e fundit, por mbrojtësi i Interit Miranda, me një të kaluar në La Liga mendon se si portugezi ashtu edhe argjentinasi do ta kishin të vështirë të shënonin edhe në Serinë A si në Spanjë. Ronaldo dhe Messi janë golashënuesit më të mirë në historinë e Realit dhe Barcelonës me yllin e Los Blancos që ka shënuar 30 gola në La Liga këtë sezon, 8 më shumë se 5 herë fituesi i Topit të Artë Messi. Gjithsesi Miranda që ka luajtur kundër Ronaldos dhe Messit kur ishte në Spanjë beson se të dy do ta kishin të vështirë të arrinin të tilla shifra në Itali.

“Ata janë të dy lojtarë fantastikë dhe do të shënonin shumë gola në cdo kampionat. Gjithsesi këtu në Itali ata nuk do të arrinin para portës aq shpesh sa në Spanjë pasi skuadrat këtu janë shumë më të organizuara taktikisht”

Miranda u transferua te Interi pasi i dha fund një aventure katër vjecare me Atletikon e Madridit, skuadër me të cilën fitoi titullin kampion dhe Europa League nën drejtimin e Diego Simeones. El Cholo është përfolur për një rikthim te Interi ku ka luajtur dy sezone në vitet 90, tanimë si trajner por Miranda nuk beson se Simeone mund të lërë Atletikon në të ardhmen e afërt.

“Unë e shikoj vetëm si trajnerin e Atletikos. E di që ai është i lumtur në Madrid dhe mendoj se do të qëndrojë aty edhe për shumë kohë. Ashtu si Atletiko, edhe ne kemi një trajner të madh te Interi, Roberto Mancinin”./ss/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari