Sport

Kombëtarja humbet fluturimin për në Luksemburg

27.03.2016 16:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Transferta austriake ka rezervuar një surprizë të hidhur për Kombëtaren Shqiptare, që ka humbur avionin për në Luksemburg, me të cilin do të përballet këtë të martë. Kuqezinjtë, pas humbjes 2-1 me Austrinë zhvilluan dhe një seancë të fundit stërvitore në këtë vend në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele përpara se t’i drejtoheshin aeroportit të kryeqytetit austriak. Kohëzgjatja më shumë sec duhej e seancës, por dhe trafiku i ngarkuar bëri që Kombëtarja të mbërrinte më vonë sesa orari i parashikuar për kryerjen e check in. Një pjesë e futbollistëve arritën të kalojnë kontrollin doganor, por pjesa tjetër mbeti e bllokuar si pasojë e radhëve të gjata në pikat e kontrollit. Këto vonesa bënë që kombëtarja të mos arrinte dot fluturimin e programuar në orarin e drekës. Gjithsesi Kombëtarja shqiptare zgjodhi të udhëtojë për në Luksemburg në një rrugë alternative, duke udhëtuar drejt aeroportit të Frankfurtit duke qenë se ky qyet nuk gjendet larg vendit ku do të luhet ndeshja jonë. Ndërkohë që nga Frankfurti drejt Luksemburgut ekipi udhëtoi me autobus për 2 orë për të mbërritur vetëm në mbrëmje në këtë vend. Kjo zgjedhje u bë për të evituar pritjet e gjata në aeroportin e Schëechat të Vjenës, që mund të krijonte dhe lodhje te futbollistët kuqezi duke qenë se avioni tjetër ishte parashikuar në orët e vona të mbrëmjes.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara