Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets mund të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni.
Manchester United, Paris Saint-Germain dhe Manchester City janë në garë për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Sergio Busquets, i cili është duke konsideruar mundësinë e largimit nga klubi.
I pakënaqur me ngecjen e bisedimeve për vazhdimin e kontratës në Camp Nou, Busquets është duke konsideruar të ardhmen e tij, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane “Sport”, përcjell “Lajmi.net”.
Barcelona ka vendosur të pres përfundimin e këtij sezoni për të vendosur rreth të ardhmes së tij.