Për dy vjet, dritat e shtëpisë tuaj mund t’ju ofrojë qasje në internet me shpejtësi 100 herë më të madhe se rrjeti Wi-Fi.
Deri tani kjo teknologji e re e njohur si Li-Fi është testuar vetëmnë laborator, por shkencëtarët së fundmi e kanë instaluar atë në botën reale dhe rezultatet janë të mahnitshme. Ky sistem përdor dritat (VLC), midis 400 dhe 800 THz për të transmetuar mesazhe në kodin binar dhe vepron me një shpejtësi shumë të lartë. Ai punon në frekuenca të gjeneruara nga një llambë LED.
Li-Fi ka një shpejtësi deri në 100 herë më të shpejtë se Wi-Fi. Kjo teknologji që u testua në vitin 2015 në laborator, tani do të testohet në mjediset e përdistshme në Francë, duke përfshirë muzetë dhe qendrat tregëtare. Ajo gjithashtu është testuar edhe në Belgjikë, Estoni dhe Indi. Gjatë provave në Estoni, janë incizuar shpejtësi prej 1GB për sekondë, që është rreth 100 herë më shpejtë se sa shpejtësia e internetit që e kemi në shtëpi. Tani duket se Li-Fi nuk mund të jetë një realitet i largët.